3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFotografinë që publikoi Brovina, e kishte publikuar edhe një politkan amerikan

Fotografinë që publikoi Brovina, e kishte publikuar edhe një politkan amerikan

Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.

Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë, raporton KTV.

Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e konferencës së Turnerit.

Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të rritur, të xhiruar në Hungari.

Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin nisur disa faqe tuniziane.Ndërkohë, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e dhunuar nuk do të dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments