Vazhdojnë konsultimet mes partive politike për ndryshimin e Kodit zgjedhore. VMRO-DPMNE mbajti takim me Lëvizjen Besa si dhe me deputetin Panço Minov, i cili është nënshkrues i ligjit të propozuar për një njësi zgjedhore. Besa nuk pajtohet me një njësi zgjedhore dhe vlerëson se më së miri është që të ketë tre njësi zgjedhore dhe se rritja e njësive zgjedhore nuk do të shkaktojë probleme të caktuara.Edhe partitë e tjera shqiptare në vend deri më tani janë prononcuar se janë kundër një njësie zgjedhore. Në lidhje me këtë, nesër VMRO-DPMNE do të zhvillojë takim me ASH-në dhe BDI-në. Antonio Milloshoski thotë se është më mirë që të fillojë procedura për debat në Kuvend dhe në këtë mënyrë të fillojë harmonizimi i saj. Andaj e thirri kryeparlamentarin Talat Xhaferi ta vendosë në rendin e ditës.
“Ligjin e propozuar për ndryshime të modelit zgjedhor i cili për momentin ruhet në sirtarin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ta nxjerrë nga sirtari dhe të fillojë me procedurë në Kuvend dhe të kemi debat publik për këtë ligj. Çdo kush ka mendim të ndryshëm dhe kjo e drejtë është legjitime, por qëndrimi ynë i përbashkët në bisedën e sotme me grupin e deputetëve të Besës është se ky propozim ligj nuk duhet të fshihet por ta nxjerrin në procedurë në Kuvend ”, tha Milloshovski.
VMRO-DPMNE këto ditë zhvilloi takime edhe me parti të tjera politike në lidhje me këtë propozim për një njësi zgjedhore, gjë për të cilën një kohë të gjatë insistojnë partitë më të vogla politike. Nga Lidhja demokratike mendojnë se është mirë të ketë një njësi zgjedhore për shkak se në atë mënyrë çdo deputet do të zgjidhet me numër përafërsisht të njëjtë votash. Nga LSDM-ja thanë se edhe ata janë për një njësi zgjedhore por se duhet të arrihet konsensus nga partitë.