1.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeJOVESKI: PROKURORIA NUK ËSHTË SELEKTIVE, PËRNDJEK EDHE FUNKSIONARË AKTUAL

JOVESKI: PROKURORIA NUK ËSHTË SELEKTIVE, PËRNDJEK EDHE FUNKSIONARË AKTUAL

24 VENDET MË LART NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT, NUK JANË TË PAPËRFILLSHME


Për dallim nga periudha e kaluar, tani Prokuroria Publike ka lëndë të hapura për funksionarë aktualë të lartë të Qeverisë, thotë prokurori publik Lubomir Joveski. Ai shton se prokuroria nuk është selektive por vepron sipas kornizave ligjore. Joveski, në intervistë për REL flet edhe për luftën kundër korrupsionit dhe lëshimin nga paraburgimit të Mijalkovit dhe Kamcevit.

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski thotë se Prokuroria ka lëndë të hapura kundër funksionarëve të pushtetit aktual, për një funksionar, për një sekretar shtetëror në një nga ministritë, gjykatës e prokurorë, sipas tij, prokuroria nuk është selektive dhe vepron sipas kornizës ligjore.

LUBOMIR JOVESKI PROKUROR PUBLIK 

“Këtu do të përmendja se Prokuroria ka hapur lëndë për një funksionar të lartë në Qeveri, ka për sekretar shtetëror në një prej ministrive, pastaj ka për prokurorë, gjykatës dhe sipas kësaj vlerësim i imi është se Prokuroria nuk vepron në mënyrë selektive, por qëndron në kornizat e ligjit dhe drejtësisë joselektive. Nga ana tjetër gjithashtu dua të theksoj se Prokuroria ka hapur shumë lëndë sipas detyrës zyrtare, ose siç thotë publiku me të dëgjuar”.

Kërcimi i Maqedonisë së Veriut për një vit për 24 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, tregon se ka progres në luftën kundër korrupsionit, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në këto raporte shënohen edhe veprime ose aktivitete të caktuara të cilat duhet t’i ndërmarrë shteti dhe veçanërisht kur flasim për kompetencën e Prokurorisë Publike, vlerëson prokurori publik Joveski.

LUBOMIR JOVESKI PROKUROR PUBLIK 

 “Të dhënat për kërcimin prej 24 vendesh në raport me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nuk janë të papërfillshme. Më lejoni të shtoj vetëm se raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së vë në dukje luftën në rritje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe po ashtu ky është edhe konkluzioni i raportit të Bashkimit Evropian. Nëse i marrim parasysh këto të dhëna, këto vlerësime në këto raporte, do të shihet se ka progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se në këto raporte janë vërejtur edhe disa veprime apo aktivitete që duhet t’i ndërmarrë shteti e sidomos kur flasim për kompetencën e Prokurorisë Publike”

Sipas Joveskit nëse merren parasysh këto të dhëna, këto vlerësime në raporte, do të shihet se ka avancim në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Joveski, sa i përket eksperitzës gjermane për djegjen e spitalit moduar në Tetovë, thotë se përputhet me gjetjet dhe të dhenat e ekspertizës vendase./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments