8.2 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmePetkovi: Kemi 15 vjet për të zgjidhur çështjet me Maqedoninë ?!

Petkovi: Kemi 15 vjet për të zgjidhur çështjet me Maqedoninë ?!

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për radion bullgare “Darik” tha se afrimi i Maqedonisë me BE-në nuk fillon me anëtarësimin, por me një proces të gjatë negociues që do t’i tejkalojë çështjet më të ndjeshme.

Të lëmë Maqedoninë në rrugën e Evropës nuk do të thotë ta lësh të shkojë në Evropë, nga kjo deri në pikën e dytë janë rreth 15 vjet, thotë kryeministri bullgar.

– Nuk mund të qasemi me “harro gjithçka që di deri tani dhe prano gjithçka siç të them unë”. Kjo qasje nuk funksionon. Në këto 15 vite ka 27 kapituj për të hapur. Nëse bëjmë një proces për të zhvilluar të vërtetën historike, për të eliminuar diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes dhe ai proces ka një mekanizëm të qartë se si të pastrohen ato elemente – tha Petkov.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit është një treg sa Franca dhe mund të jetë shumë më i suksesshëm nëse ka harmoni dhe bashkëpunim.

“Problemet janë probleme, ne duhet të punojmë mbi to, por të punojmë në mënyrë konstruktive dhe aty ku mund të rregullojmë diçka së bashku, ta bëjmë atë,” tha Petkov, duke komentuar qasjen e re të Bullgarisë ndaj negociatave me Maqedoninë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments