Nënkryetari i VMRO-së dhe kryetar i Delegacionit të VMRO-së në Grupin për PPE-në në Parlamentin Evropian, Angel Xhamaski ka reaguar në profilin e tij në Facebook për intervistën e djeshme të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski në lidhje me pakicën maqedonase.
“Në Bullgari nuk ka pakicë maqedonase, asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të lejojmë të jetë”, tha anëtari i VMRO-së.
Sipas tij, “sjellja e vrazhdë dhe e papërgjegjshme e kryeministrit Kiril Petkov” ka çuar në deklarata të pafytyra të presidentit Pendarovski.
“Sipas tij, në Bullgari ka pasur maqedonas dhe ne kemi ndërhyrë në punët e brendshme të saj. Ky është rezultati i vetëm i vizitës shumë të suksesshme, sipas Petkov, në RSM. Jo, Stevo Pendarovski, ne nuk përzihemi në punët tuaja të brendshme, thjesht dhe qartë dëshirojmë që ju të respektoni Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, të respektoni ekzistencën e komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të ndaloni së falsifikuari historinë. Jo ne, por bullgarët në Maqedoni, të cilët ju i shtypni me dashakeqësinë bolsheviko-komuniste, kërkuan që të futeshin në kushtetutën tuaj. Është shumë e thjeshtë. Jepini fund hipokrizisë dhe ndërmerrni hapa për të respektuar obligimet tuaja, në vend që të kruani gjuhën e “minoritetit maqedonas” inekzistent, që është një gënjeshtër serbe e imponuar përmes represionit dhe terrorit”, tha Xhambaski.
Ai shton se Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe të prerë dhe nuk do të devijojnë prej tij.
“Është koha që zoti Pendarovski dhe të gjitha kukullat e Beogradit të heqin dorë nga shpresat iluzore se ne do të kënaqemi me paturpësinë tuaj. Qeveria juaj duhet të pranojë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer kundër saj