2.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta

Afrim Gashi-AAA u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta

Afrim Gashi u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta
Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretar i Përgjithshëm, Bekim Sali, u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta, i cili po qëndron në një vizitë disaditore në vendin tonë.
Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e thellimit të tyre në të gjitha planet.
Me këtë rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Presidentin Meta për kontributin e Alternativës në skenën politike dhe pozicionin e saj kundrejt detyrimeve integruese, shtetërore dhe shqiptare.
Presidenti Meta e përgëzoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të Alternativës dhe uroi që kjo të përkthehet me integrim në BE, por edhe me suksese të tjera për shtetin dhe për shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments