Kjo është fundjava e fundit e lirë për italianët e pavaksinuar, pasi duke nisur nga e hëna, datë 10 Janar, ata do të përballen me një sërë kufizimesh, duke nisur nga hyrja në restorante, hotele, transport dhe palestra.
Tgcom raporton se për “rebelët” këto janë orët e fundit për të shijuar një drekë në restorant ose një qëndrim në hotel apo një udhëtim në metro.
Nga e hëna, 10 janar, personat e pavaksinuar do të mund të udhëtojnë vetëm me makinë ose taksi private. Sepse për të hipur në një avion, një tren, një anije, një autobus në qytet ose në metro, do t’ju duhet leja Super Green.
Gjithashtu nga e hëna 10 Janar, për të qëndruar në hotel, për t’u ulur në tavolinën e një lokali ose restoranti jashtë ose në banak, do të jetë e nevojshme të tregohet ‘Super Green’.
(Faxweb.al)