4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaItali, rregullat e reja për personat mbi 50 vjeç që nuk pranojnë...

Itali, rregullat e reja për personat mbi 50 vjeç që nuk pranojnë të vaksinohen

Nga Monica Guerzoni dhe Fiorenza Sarzanini “Corriere della Serra”

Dekreti i ri që është votuar në Itali dhe që e ka bërë vaksinimin të detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç parashikon dënime për ata që nuk i respektojnë. Personat mbi 50 vjeç që nuk do të pranojnë të vaksinohen deri në datë 1 shkurt do të paguajnë një gjobë prej 100 eurosh. Kontrollet për personat që nuk do të pranojnë të vaksinohen mund të bëhen nga mjekët e përgjithshëm dhe regjistri i vaksinimit.

Të gjithë punëtorët duhet të kenë lejen green pass bazë. Personeli sanitar, forcat e rendit dhe punonjësit që punojnë për kompanitë e pastrimit e kanë të detyrueshme vaksinimin. Detyrimi për tu vaksinuar do të jetë për të gjithë punonjësit e sektorit privat dhe publik të gjitha kategorive që janë mbi 50 vjeç. Për të gjithë personat që nuk do të respektojnë ligjin dhe do të mungojnë për 5 ditë në punë do të pezullohen pa të drejtë rroge, por nuk do të merren masa disiplinore.

Ata që do të gjenden pa green pass mund të gjobiten nga 600 euro deri në 1500 euro. Kompanitë private dhe publike që nuk do të respektojnë rregullat e green pass do të gjobitën nga 400 euro deri në 1000 euro. Drejtuesit e ambienteve publike që nuk do të kërkojnë green pass  dhe do të kenë marrë 3 gjoba për këtë shkelje në 3 ditë të ndryshme rrezikojnë  që t’iu mbyllet aktiviteti për 10 ditë.  / abcnews.al 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments