Biznesmeni Orce Kamçev sot pasdite doli nga burgu në Shutkë ku mbeti i paraburgosur për gati një vit nën dyshimin për rastin “Parcelat në Vodno” në të cilin i dyshuari i parë është i arratisuri Nikolla Gruevski.
Apelacioni i Shkupit dje ka pranuar garancinë prej gati 11 milionë euro dhe ka liruar të pandehurin Kamçev për t’u mbrojtur.