Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), 6 janar 2022 (e enjte) Natën e Krishtlindjes, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë ortodokse për festën e Krishtlindjes.