4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni Antikorrupsion -RMV: Vitin e ardhshëm do të kontrollohet pasuria e 10...

Komisioni Antikorrupsion -RMV: Vitin e ardhshëm do të kontrollohet pasuria e 10 gjykatësve dhe 10 prokurorëve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në pajtim me planin për kontrollin e pasurisë në vitin 2022, do të kontrollojë të dhënat nga deklaratat për pasuri për 10 gjykatës, 10 prokurorë, 10 drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, 4 persona udhëheqës në inspektoratet shtetërore për transport, për ndërtimtari dhe urbanizëm, për ambient jetësor dhe për bujqësi.

Për herë të parë do të kontrollohen edhe deklaratat e 10 kryetarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe 10 drejtorëve të ndërmarrjeve publike

Siç informoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, pjesë përbërëse e planit, është plani i veprimit për të kontrolluar gjendjen imanente dhe konfliktin e interesave në fushën e drejtësisë, të vetëqeverisjes lokale dhe organeve ekzekutive.

Këto fusha, sipas Ivanovskës, vitet e fundit janë vlerësuar si të rrezikshme sa i përket perceptimit të qytetarëve në anketa të ndryshme apo përvojave të tyre për veprime korruptive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments