Gjykata Penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë për paraburgim 30 ditor për Sasho Mijallkov, i akuzuar në lëndën gjyqësore “Parcelat në Vodno”.
“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për caktimin e masës së paraburgimit kundër S.M, i akzuar në lëndën gjyqësore me numër KOK. BR. 61/21 në opinion i njohur si “Parcelat në Vodno” dhe duke marrë parasysh procedurën, Këshilli Gjyqësor mbajti mbledhje dhe mori vendim ku u pranua propozimi i Prokurorit Publik dhe i caktoi të akuzuarit 30 ditë paraburgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.