I motivuar nga kërkesa e shumë qytetarëve të cilët përmes rrjeteve sociale kanë dërguar fotografi në lidhje me gjendjen e katandisur të rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Tetovës, sot, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami bashkë me ekipet riparuese ishte prezent gjatë sanimit të rrugëve të qytetit të Tetovës, më konkretisht në rrugën “Vëllezërit Miladinov”, tek shkolla e mesme tekstile.