8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNaum Stoilkovski-VMRO-DPMNE: Ninxha është një hap e më afër daljes nga burgu

Naum Stoilkovski-VMRO-DPMNE: Ninxha është një hap e më afër daljes nga burgu

Regjimi i LSDM-së dhe BDI-së dënoi mbi 200 vjet burg për deklaratën e Aleksandër Vasilevski-Ninxha dhe ai do të ecë i lirë në rrugë, akuzoi sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i cili theksoi se Ninxha është falur nga Presidenti Pendarovski me propozim të ministres Mariçiq dhe kryeministrit Zaev.

“Deklaratat e Ninxhës ishin prova vendimtare dhe gjoja e pakundërshtueshme për Prokurorinë dhe gjykatën për kryerjen e përndjekjes politike. Dhe ky ishte roli, por edhe vlera e përdorimit të Aleksandar Vasilevski-Ninxhës. Njerëzit janë burgosur për më shumë se 200 vjet në bazë të deklaratës së Ninxhas, dëshmitarit të kurorës për karrierën politike të Ruskovskës dhe Kacarskës, ndërsa Ninxha i dënuar për terrorizëm është në prag të lirimit”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së.

Ai shton se Vasilevski e ka verdiktin më të vogël dhe vazhdimisht e shfrytëzon të drejtën për fundjavë.

Kujtojmë se Aleksandar Vasilevski – Ninxha u dënua me shtatë vite burg për cënim terrorist të rendit kushtetues për incidentet që ndodhën më 27 prill 2017 në Kuvend

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments