Shkup, 16 dhjetor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para takimit me kryeministrin Zoran Zaev do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Tv 24, duke u thirrë në funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së, ka informuar se takimi do të realizohet në Kuvend.
Sipas të njëjtit funksionar, Ahmeti dhe Mickovski do të bisedojnë lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme, bllokimin e procesit të eurointegrimeve dhe situatën aktuale në vend, transmeton Zhurnal.
“Në takim do të bisdohet për zgjedhje të parakohshme, bllokimin e procesit të eurointegrimeve dhe situatën aktuale”, deklaruar funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së.