4.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaKronikëAksident në Dibër, lëndohen shtatë persona

Aksident në Dibër, lëndohen shtatë persona

Pasditen e sotme në dalje nga Dibra, në rrugën Dibër – Strugë, afër objektit të ish-Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të pasagjerëve, njëra nga Dibra dhe tjetra nga fshati Novak, komuna e Qendrës Zhupa.

“Pas denoncimit të një qytetari, menjëherë në vendngjarje dërguam autoambulancën. Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa pesë janë lënduar lehtë. Të gjithëve u është siguruar kujdesi adekuat shëndetësor. Njëri nga të lënduarit, banues në Dibër, i cili mbeti i lënduar rëndë është transportuar në Spitalin e Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmi” në Ohër, ndërsa një grua nga Novaku është nën vëzhgimin tonë në repartin e kirurgjisë, por nëse është e nevojshme do ta transportojë në një institucion tjetër përkatës”, tha për AIM-n Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Dibër.

Pesë personat e tjerë janë trajtuar siç duhet dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, por për shkak të stresit që kanë mbijetuar, sipas Alilit do të qëndrojnë disa orë në spital dhe më pas do të nisen për në shtëpitë e tyre./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments