hoqata aksionare MEPSO ka njoftuar se defekti me largpërçuesit është sanuar dhe kështu është siguruar furnizim i pandërprerë me energji elektrike në Dibër, Strugë, Ohër dhe Resnjë.
“Në këtë mënyrë është normalizuar furnizimi me energji elektrike për banorët e Dibrës, Resnjës, Ohrit e Strugës dhe vendbanimeve përreth, pasi gjatë paradites, për shkak të motit të ligë dhe reshjeve të dëborës pa rrymë mbeti 110kV largpërçuesi Vrutok spile dhe 110kV largpërçuesi Manastir – Resnje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MEPSO-s, transmeton TV21.
