10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

Gjatë fundjavës, anëtarët e qeverisë do t’i përfshijnë amendamentet e pranuara në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm. Nesër në orën 10 është caktuar seanca e qeverisë, në të cilën pritet të bëhet plotësimi i buxhetit.

Nga gjithsej 223 amendamente të dorëzuara, 15 janë pranuar, 10 nga OBRM-PDUKM, 4 nga deputetët e pushtetit, dhe një nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.

“Pas përfundimit të procedurës për miratimin e amendamenteve në seancën e Qeverisë, Buxheti i përcaktuar për vitin 2022 do të dërgohet për miratim në Kuvend”, thonë nga qeveria.

Nga Kuvendi nuk u përgjigjën, nëse planifikojnë ta caktojnë seancën për miratimin e buxhetit menjëherë, respektivisht nesër apo pasnesër.

Ndryshe, vitin e ardhshëm planifikohet që në arkën e shtetit të inkasohen 3.8 miliardë euro, ndërsa 4.4 miliardë të shpenzohen.

Boshllëku buxhetor prej 545 milionë eurosh do të plotësohet me kredi. Plani i qeverisë është që të shpenzojë 615 milionë euro për investime kapitale. Për vitin e ardhshëm janë planifikuar miliona për projekte të vjetra, që assesi të realizohen, siç janë qendrat e reja klinike në Shkup dhe Shtip, ndërtimi i spitalit në Kërçovë, hekurudha me Bullgarinë e të ngjashme.

Institucionet shtetërore vitin e ardhshëm do të kenë në dispozicion 5.4 milionë euro për të blerë makina të reja, dhe rreth 2 milionë euro për mobilje. Gjithashtu është planifikuar rritje e pagave në drejtësi, arsim, kulturë dhe shërbimet inspektuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments