Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi para takimit me kryeministrin Zoran Zaev, tha se në mbledhjen e kryesisë së Alternativës është vendosur që t’i jepet shans kësaj Qeverie, për të parë nëse ato do të pajtohen me konceptin e tyre dhe programin.
“Mendoj se nuk do të jetë e lehtë, të gjithë duhet të ndërtojnë një koncept të ri, që të dalim nga kjo krizë, ajo energjetik dhe shëndetësore. Por edhe të mos lëshojmë rastin që vendi të marrë datë edhe për BE-në”, tha Afrim Gashi, raporton SHENJA.
Sa i përket posteve ministrore ai tha se është me rëndësi të flitet për kriteret politike, ndërsa ajo pjesë është më pak e rëndësishme, pra rreth konceptit dhe a do të mund të mënjanohen ato pengesa.
Ai tha se është interes i të gjithëve që të mos ketë zgjedhje të shpejta parlamentare./SHENJA/