Faji shihet tek qytetarët që duhet ta kontrollojnë patentën e autobusit, thotë Vladimir Pivovarov, Koordinator Nacional për Menaxhimin e Kufirit.
Qytetarët kanë të njëjtën përgjegjësi si institucionet, tha Pivovarov, në emisionin “25 minuta” në Tv 24.
Një deklaratë irrituese për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 persona, ka dhënë pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu.
Këto teste janë nga Allahu dhe besoj se janë të pranuara nga çdo besimtar, vullneti i tij nuk mund të ndryshohet për asnjë minutë dhe lusim Allahun që të mos e testojë askënd”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.
Deklarata të tilla ndezin edhe më shumë revoltën e qytetarëve nga neglizhenca e institucioneve dhe e qeverisë për sigurinë e qytetarëve.