18.3 C
Tetovo
E shtunë, 5 Tetor, 2024
BallinaLajmeTragjedia në Bullgari, Zaev për TV21 bëri të ditur se planifikohet seancë...

Tragjedia në Bullgari, Zaev për TV21 bëri të ditur se planifikohet seancë urgjente!

Në një prononcim për TV21, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka treguar se është rrugës për në Sofje të Bullgarisë dhe pasi të marrë informacionet e detajuara, menjëherë do të thirrë seancë urgjente qeveritare.

“Po, po sapo të marrim informacionet, për hapat e ardhshme pas kësaj do ta njoftojmë publikun. Të shohim fillimisht nëse mund t’u dalim në ndihmë të mbijetuarve. Me ekspertët bullgarë dhe tanë të vë komunikim dhe të shohim nëse është konstatuar qartë shkaku i aksidentit”, tha Zaev.Paraprakisht ai deklaroi se në autobusë kanë qenë 53 udhëtarë që kanë qenë në ekskursion në Turqi, ku 46 prej tyre tashmë kanë vdekur, ndërkaq 7 persona janë në spital./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments