Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidentit tragjik i autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët. Dhimbje”, ka shkruar Rama në rrjetin social facebook.