Nuk ka marrëveshje për koalicionim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.
“Sigurisht se zgjati takimi. Ishte takimi i parë… Biseduam për bashkëpunimin eventual në qeverinë e ardhshme në të cilën, partnerët aktual, i ftojmë ata që të na bashkëngjiten në Qeveri. Porosia e parë që e dërguam tek ata është se Maqedonia e Veriut është para një vendimi të rëndësishëm dhe ai është pritshmëria që në dhjetor, të arrijmë synimin shumëvjeçar dhe ai është – miratimi i kornizës negociuese në Samitin për punë të përgjithshme dhe ta caktojmë seancën e parë ndërqeveritare, gjegjësisht të fitojmë datën për nisjen negociatave”, tha Zaev, frontline.mk