Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka paralajmëruar se së shpejti do të formohet Qeveria “Zaev 3”.
Në “Utrinski brifing”, Bytyqi ka bërë të ditur se do të ndërrohen gjashtë deri në shtatë ministra të përbërjes aktuale dhe se qeveria e tretë do të udhëhiqet sërish nga kryeministri Zoran Zaev.
“Konsideroj se së shpejti do të fitojmë Qeverinë “Zaev 3″, sërish të udhëhequr nga Zaev pasi do të ndërrohen gjashtë – shtatë ministra. Mendoj se na duhet ai që të vazhdojnë disa procese”, tha Bytyqi në Utrinski Brifing
Se çfarë nëse Bytyqi do të jetë pjesë e kuadrit që do të ndërrohet, ai tha se “për atë se kush do të mbetet dhe kush do të largohet, vendosin rezultatet”.
Kujtojmë se mbrëmë edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili tashmë njihet s’i deputetë që shpëtoi Qeverinë “Zaev 2” nga rrëzimi, pasi nuk mori pjesë në seancën për mosbesimin e Qeverisë, në ClickPlus në TV21 deklaroi se “shumica i ka 61 deputetë”, se “Lëvizja Besa është pjesë e shumicës” dhe se “tashmë është publike se Alternativa është duke realizuar konsultime për koalicionim”, gjegjësisht se”pret në derë për t’u bërë pjesë e Qeverisë”.