11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeKP I BDI-së: ALI AHMETI E KA FJALËN E FUNDIT PËR VENDIMET...

KP I BDI-së: ALI AHMETI E KA FJALËN E FUNDIT PËR VENDIMET NGA NEGOCIATAT NDËRPARTIAKE

Zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani, pas seancës tri orëshe të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ka deklaruar se Këshilli ka autorizuar Kryetarin Ali Ahmeti që vet t`I merr vendimet.

“Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm kanë biseduar se cilat janë interesat e qytetarëve dhe të vendit. U pajtuan se vazhdimi I kursit euroatlantik të vendit është pa alternativë dhe se është e domosdoshme të mblidhet të gjitha forcat dhe të bëhen të gjitha përpjekjet me qëllim që ky kurs të jetë I garantuar, si dhe të vazhdohet me projektet e rëndësishme të infrastrukturës që kanë filluar kurse janë të rëndësishme për standard dhe jetë më të mirë të qytetarëve”

Osmani tha se fjalën e fundit për bisedimet dhe vendimet me takimet e partive tjera politike, e ka lideri Ali Ahmeti.

“Njëzëri Këshilli I Përgjithshëm ka autorizuar Kryetarin Ali Ahmeti të vazhdojë të bisedojë me të gjitha partitë politike, që si faktor I rëndësishëm pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të mbahet kursi euroatlantik I vendit dhe gjatë kësaj të bisedohet me të gjitha partitë e dy blloqeve përvec atyre që janë kundër këtij kursi euro-atlantik, kundër interesave strategjike të qytetarëve dhe vendit”

Osmani ka theksuar se me këtë autorizim që e ka nga Këshilli I Përgjithshëm, Ali Ahmeti vazhdon të bisedojë me përfaqësues të partive tjera me qëllim të mbajtjes së stabilitetit politik.

“Këto bisedime kanë për qëllim që vendi të shkojë përpara, në rrugën e reformave kuptohet në konsultime me partnerët tanë strategjik. Vendi është anëtare e NATO-s dhe ka përgjegjësi për këtë Aleancë dhe në këtë frymë qytetarët duhet të jenë të qetë, për shkak se ashtu sic kemi ditur ta ruajmë këtë kurs, do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë që të sigurojmë të ardhme të sigurt për qytetarët”

I pyetur nga gazetarët për rastin e Shkodrane Dardhishtës, Osmani tha se bëhet fjalë për qëndrim individual.

“Nuk është anëtare e asnjë trupi partiak. Mendoj se është një deklaratë jo e matur për të cilën Ahmeti tha qëndrimin. Mendoj se duhet ta vlerësojmë si qëndrim individual. BDI-ja nuk duhet të involvohet në këtë rrëfim”

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm është konstatuar se BDI është fituesi absolut I zgjedhjeve lokale ne kampin politik shqiptar./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments