Kryetari i Lëvizjes Besa si dhe kandidati i kësaj partie politike për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka ndryshuar moton e tij elektorale pas garës në rrethin të parë të zgjedhjeve për Tetovën.
Bilall Kasami, i cili në rrethin e parë mori gjithsej 10.496 vota, do të garojë në balotazh kundër kandidates së Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e cila mori gjithsej 11.138 vota, shkruan TetovaSot.
Por, kësaj radhe Kasami nuk do të garojë “Me ka krejt”, por me moton “Me zemër për Tetovën”.
Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 31 tetor