7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGara për Tetovën: Tuta për Qeverinë ,Zaevi nuk garanton mbështetje për kandidatët...

Gara për Tetovën: Tuta për Qeverinë ,Zaevi nuk garanton mbështetje për kandidatët .Mickoski/ KASAMI LE TË TREGOJË SE A I DUHET PËRKRAHJA E VMRO DPMNE-SË.?!

Raundi i dytë në Tetovë pritet të sjellë një garë të ashpër mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit. Dallimi në raundin e parë është vetëm 642 vota, e partitë tjera shqiptare që nuk arritën të hyjnë në raundin e dytë kanë marrë një numër të konsiderueshëm të votave. Përkrahja e koalicionit Aleanca&Alternativa dhe e PDSH-së për ndonjërin prej kandidatëve, mund të jetë ndihmë e madhe, por edhe LSDM dhe VMRO DPMNE mund të luajnë rrol të rëndësishëm.
Mickoski duke u përgjigjur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Tetovës, me ironi rikujtoi një deklaratë të Kasamit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
Sa i përket Tetovës, atje kemi dy kandidat, Teuta Arifi dhe i dyti është Bilall Kasami.
Bilall Kasami kishte një deklaratë ku thoshte se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë partitë politike, përveç me VMRO DPMNE-në. Nuk e di se a i duhet përkrahja e VMRO DPMNE-së, ai duhet vet ta thotë se a i duhet apo jo. Do të mendojmë në të periudhë që të mund të japin përgjigje konkrete për këtë çështje.

E Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet marrëveshje, do t’iu bëhet thirrje simpatizantëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre.

ZORAN ZAEVI, KRYETAR I LSDM-SË
Në rrethin e dytë, atje ku kemi partnerë të koalicionit, definitivisht politika që deri më tani e kemi ndërtuar do të jetë e njëjtë. Ne do të analizojmë dhe do ti themi qëndrimet tona. Po lë pak hapësirë sepse sigurisht që vet partnerët e koalicionit mund të dakordohen se ku dhe si do ti japin mbështetje njëri-tjetrit. Në rast se nuk ka marrëveshje, do ti lëmë që simpatizantët, aktivistët tanë të sjellin vet vendimin.

Por Kasami është i sigurt se ai do të jetë fitues në raundin e dytë. Më të rëndësishme e ka koalicionin me qytetarët, e premtoi se do të jetë kryetar i të gjithë tetovarëve, pa dallim të përkatësisë politike.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA
Kur shumë pak besonin, ne ishim e vetmja parti që nuk bëri koalicion parazgjedhor. Shkuam në koalicion me popullin dhe tetovarët e pranuan këtë koalicion dhe dhanë verdiktin e tyre. Edhe në raundin e dytë primare do të jetë koalicioni me tetovarët, pa marrë parasysh a janë me BDI-në, apo me Aleancën, apo të PDSH-së, VMRO-së ose të LSDM-së. Unë si kryetar i ardhshëm i Tetovës do të jem një kryetar i të gjithë qytetarëve dhe do të punoj për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

Në raundin e parë, Teuta Arifi morri 11 134 vota, që është një ulje prej 2000 votave në krahasim me 2017. E Kasami, i cili ishte kandidat edhe në 2017, morri 10496 vota, që është rreth 2000 vota më shumë./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments