Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej, sot në kazermën në Gjorçe Petrov ndoqën dorëzimin e donacionit britanik të sistemeve për strehim gjatë natës, të përpunuara sipas teknologjisë më të re, të destinuara për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-Sistemet për strehim gjatë natës sigurohen me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar përmes Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO -s. Ky ishte shansi ynë për të marrë pajisjet që vërtetë i nevojiteten Armatës, por edhe për të parë se si funksionon sistemi i NATO -s përmes Agjencisë së Prokurimit Publik. Gjatë verës, ligjet u ndryshuan dhe tani e tutje ne si Armatë do të jemi në gjendje të bëjmë blerje përmes agjencisë së NATO -s. Ky ishte një shans me fonde nga Mbretëria e Bashkuar për të marrë pajisje me të cilat Batalioni ynë i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë në gjendje të kampojë, për të kaluar natën në të gjitha kushtet – nga vera në dimër, me pajisje të cilësisë më të lartë të përdorur nga vendet e tjera të NATO -s “, njoftoi ministrja Shekerinska.