10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeReciprociteti i targave,Edi Rama: E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë!

Reciprociteti i targave,Edi Rama: E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë!

Pas takimit që zhvillua, Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti dolën në një konferencë për shtyp, ku treguan më shumë rreth asaj që kishin biseduar dhe dakordësuar.

Albin Kurti: Mandatet e të dyja qeveritë i kemi marrë në një periudhë plot sfida. Do të angazhohemi sëbashku për tejkalimin të tyre. Përtej sfidave dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projekte të pritura nga qytetarët e të dyja vendeve.  

Do punojmë që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende, ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt, është pikërisht Kosova dhe Shqipëria. Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që të shohim si tejet të rëndësishëm koordinimin gjithandej. Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve ekzistuese. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. U dakordësuam edhe për një Sekretariat Koordinues, i cili do të udhëhiqet nga Gentian Sala, i cili ka dy pasaporta, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Edi Rama: Çështja e njohjes së pavarësisë ishte një nga përparësitë e Shqipërisë në OKB.  Nuk ka asnjë diskutim që në radhë të parë është Serbia që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës. Aplikimi i reciprocitetit të targave është jo vetëm normë, por edhe një marrëveshje e arritur në kohë.

Dhe dua ta them këtu sot qëndrimin e Shqipërisë, qysh nga çasti i parë që u shfaq. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë dhe Serbia nuk ka asnjë drejtë t’i kthejë targat në një përditshmëri konfliktuale.  

Qeveria shqiptare mban bindjen se kjo mund të zgjidhet me dialog. I takon qeverisë dhe Kryeministi të Kosovës të vendosin si do t’a vijojnë. Por unë them që kjo është një mundësi e mirë për t’a treguar edhe njëherë gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta çuar atë në një nivel të ri.

Sot sëbashku ne kemi shtruar tema të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe mund t’iu them se jemi vërtetë të motivuar, të angazhuar bashkarisht, që këto marrëdhënie të shkojnë në një nivel tjetër dhe që gjithë ato marrëveshje si shprehje e vullnetit të mirë të zbatohen. Ramë dakord që në javën e fundit të Nëntorit do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të qeverive në Durrës.

Shqipëria është në një pozicion që nuk e ka pasur asnjëherë më parë. Sapo ka kryer me sukses misionin e drejtimit të OSBE që të bëhet anëtare jo e përhershme e KS në OKB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments