2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeTragjedia në spitalin e Tetovës, shkon në 14 numri i viktimave

Tragjedia në spitalin e Tetovës, shkon në 14 numri i viktimave

Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga tragjedia në spitalin e Tetovës. Klan Macedonia raporton se nga shpërthimi që ndodhi dje në spital numri i viktimave është rritur dhe tashmë janë konfirmuar për 14 të tilla.

Ndërkohë bëhet me dije se në spital në momentin e shpërthimit kanë qenë 30 persona, personel dhe pacientë.

Klan Macedonia shton se gjatë shpërthimit kanë arritur që të largohen 6 persona. Zjarri tashmë është vënë nën kontroll, pasi një numër i madh zjarrfikësish kanë punuar gjatë gjithë natës.

Lidhur me shpërthimin në spital është zhvilluar dhe një mbledhje e Shtabit të Krizës në komunën e Tetovës, ku ka marrë pjesë dhe kryeministri Zoran Zaev.

Prokuroria: S’ka personel mjekësor në mesin e viktimave

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit në spitalin e Tetovës, po ashtu po punohet dhe për identifikimin e viktimave.

Mediat në vend bëjnë me dije se prokurorët kanë dhënë urdhër për identifikimin e trupave të 14 personave që kanë humbur jetën në zjarrin.

Për disa nga viktimat do të duhet analizë e ADN-së që të vërtetohet identiteti i tyre. Deri tani nga prokuroria është njoftuar se nuk ka personel mjekësor në mesin e viktimave.

Hetuesit kanë marrë në pyetje punonjës të spitalit mobil me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të zjarrit, njëkohësisht është dhënë urdhër që të sigurohen xhirimet e mbikëqyrjes së objektit./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments