1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeErdogani viziton Malin e Zi, në aeroport e pret zv.Kryeministri shqiptar Dritan...

Erdogani viziton Malin e Zi, në aeroport e pret zv.Kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka mbërritur në Podgoricë, i shoqëruar nga zonja e parë, ministri i Tregtisë dhe ai i Kulturës e Turizmit.

Në aeroportin e Podgoricës ai u prit nga zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazovic.

Me pas kreu i shtetit turk u prit nga homologu Milo Gjukanovic në qytetin Cetinje, ish -kryeqyteti mbretëror i Malit të Zi.

Gjatë takimeve ballë për ballë me zyrtarët më të lartë malazezë, janë vendosur në fokus  marrëdhëniet dypalëshe si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sarajeva ishte ndalesa e parë e turneut të presidentit Erdogan në Ballkanin Perëndimor. Ai deklaroi se sovraniteti i Bosnje Hercegovinës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ekspertët i lexojnë këto vizita si një përpjekje e Turqisë, për të forcuar shtrirjen gjeopolitike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments