Policia e Tetovës, përmes një komunikate, njofton se sot në mëngjes në orën 07:20 në Spitalin Klinik të Tetovës, me përdorim të forcës ishin dëmtuar dy tuba të bakrit të përmasave të ndryshme.
“Njëri për ajër të komprimuar ka qenë i shkulur, kurse i dyti për oksidol azoti – i lakuar. Dy gypat kanë furnizuar sallat e operacioneve në objektin e ri, që ende nuk janë në funksion. Menjëherë pas denoncimit, një ekip i SPB-Tetovë, në koordinim me Prokurorin Publik, ka kryer ekspertizë të plotë. Dëmtimet janë fotodokumentuar dhe janë përpunuar nga krim-teknika” – thuhet në komunikaën e Policisë së Tetovës.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit – thonë nga SPB Tetovë.