-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJeton Shaqiri: Mbështesin krijimin e sektorëve për te respektuar gjuhën shqipe

Jeton Shaqiri: Mbështesin krijimin e sektorëve për te respektuar gjuhën shqipe

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, ishte i ftuar sot në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, për ndjekje të trajnimit për përkthim dhe lekturim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, organizuar nga Agjencia e zbatimit të gjuhës.

Sipas njoftimit të MSHIA-s, si rezultat i përmbushjes së detyrimit që vjen nga Ligji për zbatimin e gjuhëve, të gjitha institucionet në vend duhet të krijojnë sektorë dhe vende të reja pune.

Ministria për Shoqëri Informatike tashmë ka krijuar njësinë e saj, në funksion të zbatimit të gjuhëve, dhe është e përkushtuar dhe e gatshme në mënyrë maksimale për të ndihmuar dhe mbështetur secilin institucion në vend për krijimin e këtyre sektorëve.

“Njëherit gjej rastin të përgëzoj të gjithë të punësuarit që ndoqën këtë trajnim të rëndësishëm, i cili është mëse i nevojshëm për zhvillimin e tyre profesional”, tha Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments