10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAventurë me balona me ajër! Në Tetovë dhe Gostivar sikur në Kapadokia...

Aventurë me balona me ajër! Në Tetovë dhe Gostivar sikur në Kapadokia (Video)

Në rajonin e Pollogut për herë të parë në Maqedoni por edhe më gjerë mund të promovoni një eksperiencë me balonë fluturuese.

Është ora e pesë e mëngjesit dhe në periferi të Tetovës një ekip i tërë është duke bërë përgatitjet e para për të hapur balonën.

Fluturimi do të zgjasë një orë. Piloti i fluturimit pas disa kontrolleve për erën edhe konsultimet me qendrën meteorologjike jep dritën jeshile që fluturimi të filloj.

Bekim Halimi pronar, i balonave fluturuese thotë se ka pas një ëndërr që këta balonë të fluturojnë në Maqedoni. Deri më tani ato kemi mundur t’i shohim vetëm në Kapadokia, Zvicër dhe Dubai.

“Mendoj se Tetova dhe Gostivari meritojnë edhe më shumë se aq dhe çdo lloj atraksioni edhe çdo lloj veture gjendet në rrugët tona pse jo edhe një atraksion tjetër. Është edhe një qëllim i imi është një lloj kulture e re e fluturimit. Një lloj fobie që ekziston nga fluturimi do ishte mirë jo vetëm unë por edhe kompani të tjera ta zhdukim tek njerëzit për shkak se bota është duke fluturuar”, tha Bekim Halili.

Sipas Halilit ky lloj fluturimi është një ndër flurimet më të sigurta që mund të jetë në ajër pasi që balona lëviz me erë dhe kontrolli vertikal behët me zjarr.

“Këta janë prej fluturimeve më të sigurta në ajër prej çdo fluturimi tjetër për shkaka se këta nuk kundërshtohen me erën, por fluturojnë në drejtim të erës kurse aspekti vertikal menaxhohet nëpërmjet ajrit edhe flakës. Kështu që rrëzimi i kësaj është e pamundshme për shkak se ne gjithmonë kemi çdo herë energji rezervë në bord që të mund të kontrollojmë rënien në formë të ngadalshme”, u shpreh Bekim Halili.

Në balonën fluturuese mund të organizohen edhe manifeste të ndryshme. Nisja e balonës behët ne

vende periferike të Tetovës edhe Gostivarit, ndërsa do të qëndrojnë aty deri deri në vjeshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments