8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKoalicioni “Ndryshojmë” i jep ultimatum Qeverisë: Do t’i bllokojmë pikë-pagesat rrugore në...

Koalicioni “Ndryshojmë” i jep ultimatum Qeverisë: Do t’i bllokojmë pikë-pagesat rrugore në Tetovë dhe Miladinovci

Shtesa financiare për personat me nevoja të veçanta ta arrijë lartësinë e pagës minimale, të sigurohen “shkopinj të bardhë” për personat e verbër, në vend që të shpenzohen para për blerje të lubrifikantëve. Në vend që të ndërtohen “Dino parqe” dhe shtëpi për pinguinë, të nderohen Qendra për Rehabilitim. Kjo kategori qytetarësh të ketë të drejtë vote nga 26, e jo nga 18 vjet. Këto janë vetëm disa nga kërkesat e koalicionit “Ndryshojmë” të cilat i dorëzuan sot në Qeveri. Nëse nuk u mundësohet takim, nesër në orën 11 do të vendosin tenda në parkun “Gruaja Luftëtare”, do t’i bllokojnë udhëkryqet kryesore në qytet, pagesën rrugore te Miladinovci dhe Tetovë, por edhe autostradat në të gjithë vendin.

1. Shtesa për personat me nevoja të veçanta, menjëherë me pagesën e shtatorit të jetë 12.000, kurse në dy vitet e ardhshme ta arrijë lartësinë e pagës minimale.

2.Zgjerimi i shërbimeve në fushën e shëndetësisë, respektivisht mjetet ndihmëse. Të arrihet kufiri në moshën 26 vjeçare. Personat me nevoja të veçanta të mund të shfrytëzojnë skuterë dhe lloje të tjera të karrocave. Shkopinjtë e bardhë për personat e verbër që në vend janë vetëm 5.000 dhe matësit e sheqerit dhe presionit të jenë të listën e Fondit.

3.Vendosja e qendrave rajonale për rehabilitim dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve. Të ketë qendra ditore për fëmijët me nevoja të veçanta me qëndrim tërëditor.

4.Në qoftë se peronat me nevoja të veçanta në sistemin për mbrojtje sociale trajtohen si fëmijë deri në 26 vjet, atëherë të mos votojnë në moshën 18 vjeçare.

5. Të drejtat prindërore të barazohen me të drejtat e familjeve kujdestare.

“Fatkeqësia jonë është që jemi lindur në një shtet me pengesa në zhvillim dhe me politikanë me nevoja të veçanta. Tani është koha që shteti të tregojë sa vlen në interes të personave të pafuqishëm dhe personave me nevoja të veçanta. Është e palejueshme… Dje kishim protestë në të cilën nuk erdhi as Presidenti i shtetit, i cili duhet të jetë President i të gjithëve, e jo vetëm i njerëzve narcisoidë rreth tij, e as kryeministri…”, tha Suaret Alishan – Koalicioni “Ndryshojmë”.

Nga Qeveria thonë se gjatë viteve të kaluara kanë bërë hap të rëndësishëm përpara për personat me nevoja të veçanta.

“Me procesin e deinstitucionalizimit si formë e të jetuarit me mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, kemi themeluar tre shtëpi në Negotinë dhe dy në Demir Kapi. Pesë njësi banimi për të jetuar në Strumicë dhe rajonin e Strumicës. Në mars në Fushë Topane u hap Qendra Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta të moshës 14-26, kurse dy Qendra Ditore në Delçevë dhe Likovë janë në fazë përgatitjeje. Brenda 11 muajve janë hapur 13 çerdhe të reja dhe të gjitha janë të qasshme edhe për fëmijët me nevoja të veçanta. Ligji për Diskriminim është harmonizuar me Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Për herë të parë, është përpunuar edhe një aplikacion celular “Audio lexues”, i cili tekstin e shkruar e konverton në format audio”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesa e tyre, atëherë siç thonë nga Koalicioni “Ndryshojmë”, të njëjtat do t’i dërgojnë edhe në organizatat ndërkombëtare siç janë Delegacioni Evropian, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF-i dhe ambasadat. Hapi i fundit do të jetë të kërkojmë azil në vende të huaja, shtojnë ata. Në vendin tonë ka 120.000 njerëz me nevoja të veçanta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments