0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmePutini kërkon garanci sigurie për Korenë e Veriut

Putini kërkon garanci sigurie për Korenë e Veriut

Vizita e parë e Kimit tek ish-aleati më i rëndësishëm i Koresë së Veriut, Rusia u zhvillua në harmoni. Mbetet të shihet, nëse prej takimit do të ketë nisma diplomatike.

Russland Wladiwostok Treffen Putin und Kim (Reuters/Sputnik/A. Nikolsky)

Presidenti rus njihet nga gjithë bota për mungesë kronike përpikmërie. Vladimir Putini e ka lënë kancelaren gjermane Angela Merkel disa herë të presë, edhe takimi me Papën u shtyu mbas një ore. Por në takimin e parë me pushtetmbajtësin koreano-verior, Kim Jong Un, ai u shfaq një orë më parë. Mbase gatishmëria e tij për të shkuar më parë në takim kishte të bënte me gëzimin që shefi i Kremlinit pati pasi priti një vit rresht, që Kimi t’i përgjigjej ftesës së tij me një vizitë.

Mbas një takimi tre orësh e gjysmë Kim Jong Un, organizoi një banket të përbashkët për të zhvilluar atje “bisedime të rëndësishme” me Putinin. Ky tha se ishte dakord që konflikti për armët bërthamore të zgjidhet “vetëm me diplomaci dhe në mënyrë paqësore”. Në një konferencë shtypi më pas ai foli më pak konkretisht: Hap pas hapi duhet fituar besimi tek Koreja e Veriut, në mënyrë që si shpërblim për garantimin e paqes, regjimi i atjeshëm të heqë dorë nga programi bërthamor.

Kjo e bën Rusinë të verë gishtin tek SHBA, në mënyrë që ajo të çlirohet nga pozicioni i ngurtë në bisedimet e ngrira për de-nuklearizimin e Koresë së Veriut. SHBA nuk kërkojnë proces gradual, por kërkojnë që Koreja e Veriut të bëjë de facto çarmatimin e plotë atomik, para se SHBA të tregojë gatishmëri për koncensione në formën e lehtësimit të sanksioneve.

Russland Wladiwostok Treffen Putin und Kim (Reuters/Sputnik/A. Nikolsky)

Takimi i Putinit dhe Kimin në Vladivostok, 25 prill 2019

Bashkimi Sovjetik ka qenë partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut

Çfarë është folur pas skenës, mund të merret me mend. Pheniani ndoqi në takimin e nivelit të lartë tre interesa prioritare: Rusia mund të ushtrojë ndikim si anëtar me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB, që të lehtësohen sanksionet ekonomike të gjithanshme kundër Koresë së Veriut. Po ashtu, pas takimit të dështuar me Trumpin në Hanoi në muajin shkurt, Kim kërkon që t’i bëjë presion SHBA-së që kjo të shohë alternativat diplomatike.

Të dy vendet kanë potencial bashkëpunimi në fushën ekonomike. Ato kanë një pjesë të përbashkët kufiri, që është i vogël por i rëndësishëm, në të cilin mund të ngrihen rrjete gazsjellësi dhe hekurudhore. Rusia, duhet të jetë e interesuar në pasuritë e rëndësishme të rralla në tokën e Koresë së Veriut. Historikisht të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të mira ekonomike. Bashkimi Sovjetik, me Rusinë kryesisht dhe vendet e tjera pasuese, kanë qenë partneri më i rëndësishëm i Koresë së Veriut për furnizimin me naftë. Rënia e bllokut lindor shkaktoi krizë të madhe urije, si pasojë e së cilës nuk u shkatërrua vetëm sistemi shtetëror i furnizimit, por vdiqën edhe qindra mijëra koreano- veriorë. Nën kryesimin e Kim Jung Un-it ekonomia ka kohë që është përmirësuar, por sanksionet e fundit kanë treguar sa delikate është situata ekonomike.

Russland Nordkorea l Treffen von Vladimir Putin und Kim Jong Un (picture-alliance/AP/A. Young-Joon)

Njerëzit ndjekin me interes takimin Putin dhe Kim në Vladivostok

Koreja e Veriut përgatitet për takimin me Korenë e Jugut

“Mbase synimi i Kimit është të zhvillojë reforma të përgjithshme ekonomike, por vetëm nëse nuk rrezikon pozicionin e tij në partinë shtet,” thotë Volker Stanzel, ish-ambasadori gjerman në Pekin dhe Tokio. Ai është duke e ndjekur konfliktin atomik koreano-verior që në vitin 1993, kur Pheniani kërcënoi të dilte nga traktati i armëve atomike.

Sa i përket çarmatimit atomik, ish-ambasadori është “shumë pesimist”. Vendet fqinjë me Korenë e Veriut i kanë provuar të gjitha mundësitë diplomatike. Pikëpamja e Koresë së Veriut është se është e vetëkuptueshme që të jetë shumë e interesuar të sigurojë qëndrimin e regjimit nëpërmjet programit atomik.”Kjo është mundësia e vetme e mbrojtjes, kundër të cilës nuk mund të bëhet rezistencë”, thotë ai.

Koreja e Jugut nuk heq dorë nga kursi i afrimit: “Tani është më e rëndësishme se kurrë që të përgatitet një takim i nivelit të lartë midis Koreve,” tha ditën e enjte No Young Min, shefi i shtabit të presidentit Moon. Deri tani Koreja e Veriut nuk e ka konfirmuar interesin për të marrë pjesë në një takim  të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments