8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeS’ka negociata me LSDM-në! Bexheti demanton shkrimet për kandidimin e tij në...

S’ka negociata me LSDM-në! Bexheti demanton shkrimet për kandidimin e tij në Tetovë

Akademiku Abdulmenaf Bexheti, ka dematuar spekulimet se po bisedon me LSDM-në për të kandiduar në Tetovë për kryetar komune në zgjedhjet lokale, shkruan gazeta LAJM. “S’ka asgjë të vërtët, thjesht janë shpekulime për klikime. Para një viti nuk pranova ofertën serioze për Kryeministër e lëre për “shërbime komunale!”, tha për gazetën LAJM, akademiku Abdulmenaf Bexheti.

Një ditë më parë, portali në gjuhën maqedonase Plusifno, duke u thirrur në burime të besueshme, shkruante se në zgjedhjet lokale, LSDM-ja dëshiron që në Tetovë, të garojë me kandidat që gëzon respekt te banorët e kësaj komune dhe që mund t’i le nën hije kandidatët e BDI-së, Besës, PDSH-së dhe ASH-AAA-së. Sipas informacioneve të këtij portali, LSDM-ja po zhvillon negociata me akademikun Abdulmenaf Bexheti dhe biznesmenin Lazim Destani për t’i kandiduar për kryetar komune në Tetovë. Këto informacione janë publikuar pas zërave se BDI-ja ka kërcënuar LSDM-në se mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, nëse Zaev nuk e mbështet kandidatin e “integristëve” në Tetovë që në rrethin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments