6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionMulla Osmani tregon se a e ka Shefqet Krasniqi haram mbjelljen e...

Mulla Osmani tregon se a e ka Shefqet Krasniqi haram mbjelljen e flokëve

Shumë personazhe të njohur publik i kanë mbjellë flokët. Këtij trendi nuk ka mundur t’i rezistojë as hoxhë Shefqet Krasniqi.

E kjo është komentuar shumë në rrjete sociale, nëse është haram apo hallall.

Për mbjelljen e flokëve të Shefqet Krasniqit ka folur edhe hoxhë Osman Musliu, i njohur si Mulla Osmani.

Ai tha se nuk e di nëse është haram apo hallall mbjellja e flokëve, por e tha me shaka se hoxhallarët e gjejnë diku një gjys ajeti që të dalin nga kriza.

“Po flokët i ka ngjitë, hallall është ajo. E me bo tjetër sen nuk është bash hallall. Shiko unë se di a është hallall a haram, po s’merret bre feja me flokë…Merret me tatu, po tash s’po du me hy se bëhet boom në Kosovë, edhe me më ra mua flokët nuk e kam ndërmend me i ngjitë. Nuk e di a është haram a hallall. Me pengojnë disa njerëz që kur i bëjnë vetë do sene i bëjnë hallall, edhe mos me marrë fenë si barrë si pengesë…Kumedit e ka gjetë naj gjys ajeti për me dalë prej krizes”, tha Musliu në T7.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments