Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë të ditur se të dielën do të hapet vendkalimi kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të dielën, më 18 korrik, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut aktualisht kanë dy pikë-kalime kufitare, Hanin e Elezit dhe Glloboqicën. Pikë kalimi kufitar në Han të Elezit frekuentohet më shumë nga udhëtarët e të dy shteteve.