8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNË VAPËN E MADHE GJENDEN 43 TRUPA TË PAJETË NË KUFIRIN SHBA...

NË VAPËN E MADHE GJENDEN 43 TRUPA TË PAJETË NË KUFIRIN SHBA – MEKSIKË

Trupat e një numri të pazakonshëm të imigrantëve që kanë vdekur në kufirin ShBA – Meksikë, në Arizona, po gjenden këtë verë në kohën e temperaturave rekorde. Rritje e numrit të të vdekurve është shënuar edhe në Teksas.

Grupi jofitimprurës, “Humane Borders”, i cili merret me gjetjen e trupave në Arizona duke përdorur të dhëna nga autoritetet shëndetësore, tha se mbetjet e 43 trupave janë gjetur në zonën kufitare të Arizonës muajin e kaluar, që ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Phoenix.

Jo të gjithë 43 personat e gjetur vdiqën në qershor, por së paku 16 vdiqën për një ditë dhe 13 të tjerë për më pak se një javë, tha Mike Kreyche nga grupi “Humane Borders”. Numri i raportuar i të vdekurve nga ky grup është më i lartë se shifra e raportuar nga Patrulla Kufitare, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kreyche theksoi se 127 trupat e gjetur gjatë pjesës së parë të këtij viti janë në numër shumë më të madh se 96 trupat që ishin gjetur gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Shkaktari më i shpeshtë i vdekjes është ekspozimi në diell.

Rritja e numrit të trupave të pajetë që po gjenden në kufi vjen në kohën kur zyrtarët kufitarë paralajmërojnë për rritje të rrezikut shkaku i temperaturave shumë të larta këtë verë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments