17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeTollovi para pikës së vaksinimit në Tetovë! Qytetarët e revoltuar kërkojnë vendosjen...

Tollovi para pikës së vaksinimit në Tetovë! Qytetarët e revoltuar kërkojnë vendosjen e rendit

Edhe pse të ftuar me termin të caktuar për tu vaksinuar, qytetarët presin nga dy orë.  Ata  thonë se hyrjet pa rend, kanë bërë që ata të presin nga dy orë dhe akoma nuk  kanë arritur as që të afrohen tek dera për tu vaksinuar.

 “Kjo vetëm në Tetovë ndodhën, ne kemi termimin ata na kanë caktuar edhe ne përsëri duhet shtihemi tërë ditën”.

TV21: Kur e ke pas terminin ora është 11?

“E kam pas nga ora 10. Kam ardhur në nga ora 9. Pres t’i përmbahem terminit mirë, por nuk kemi shanse shiko  le të vijë Filipçe të sheh pse ndodhën vetëm në Tetovë kështu”.

“Nga ora 9 jam edhe kështu ishte edhe ma zi atje ishin të gjithë katastrofë nuk e dijë”.

“Terminin  e kam pas ora 9:45 tash ora 11 edhe pesë orë nuk mund të vijë në rend. Filluan edhe në rrugë të japin vaksina  me tesha civile në makinë u japin. Rend nuk ka aspak, polica na ndalën.  Është edhe ushtria, nuk është në rregull nuk e dijë pse ma kanë dërguar këtë  letrën”.

“Nuk bëhet vaksinimi kështu, shumë më afër covidit janë”.

TV21: A ndjehesh i rrezikuar? 

“Si nuk ndjehesh, nuk e dimë të gjithë normal se ndjehemi keq këtu”.

“Nuk jam i kënaqur nga organizmi nga 8:30 pres, ndërsa me dy proteza mund të vendoset rendi. I thërrasin njerëzit e vet i fusin pa rend siç është normale në Tetovë  më shumë do sëmuremi se sa do shërohemi. Më mirë le ta ndërpresin vaksinimin në Tetovë. Le të vdesim e kam terminin nga 8:30. Nga ora 8 jam këtu, as bukë edhe as ujë skam pirë. Mund edhe të bijë këtu edhe të vdes  ndërsa disa motra e shoh nën hije edhe shminkohen kjo është turp vërtet turp është”.

Ndërsa ata që  janë vaksinuar kishin hallin se si të dalin. Roja e kishte mbyllur derën edhe ishte larguar, ndërsa ata trokasin pas derës nën shoqërimin  e  personave të moshuar .

Sigurimi nuk na lejoi që as ne të futemi në Qendrën e vaksinimit. Shkurt na thanë se nuk  kanë urdhër nga brenda që të na lëshojnë të xhirojmë në brendësi.

“Kjo është gjendja në pikën e vaksinimit në Tetovë. TV21 u mundua që të futet  brenda por sigurimi na tha se duhet të kemi leje”, raporton gazetari Senat Zylbehari.

Edhe pse vaksinat nuk mungojnë në Tetovë, as policia e as pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë nuk po mundin të mbajnë rend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments