Afrikë e Jugut / Gratë mund të martohen me më shumë se një burrë, pritet të kalojë ligji

32

Një propozim i Ministrisë së Brendshme i Afrikës së Jugut po shkakton shumë polemika në opinionin publik të vendit. Pjesë e një dokumenti më të gjerë që synon shndërrimin e martesës në një fenomen më gjithëpërfshirës, propozimi synon që t’i lejojë grave të martohen me më shumë se një burrë, në qoftë se e dëshirojnë.

Iniciativa, në dukje e paprecedent, ka bazë ligjore tek fakti që në vendin e zhvilluar afrikan poligamia është ligjërisht e pranuar, dhe shumë meshkuj janë të martuar me gra të ndryshme, një ligj i miratuar pas rënies së regjimit racist të aparteid në vitet ’90 , dhe që bën pjesë e traditës së atij vendi, pa dyshim mëi zhvilluari i kontinentit.

Propozimi i ministrisë mendon se barazia gjinore duhet të përfshijë tashmë të njëjtën mundësi edhe për gratë.

Por nuk kanë munguar polemikat, që e kanë cilësuar propozimin si jashtë çdo tradite afrikane, dhe që do të sillte probleme në kontekstin familjar. “Jemi pro barazisë gjinore. Por kjo gjë nuk është aspak afrikane dhe do të vej në dyshim atësinë. Të cilit do të ishin fëmijët? Do të duhej një test gjenetik për secilin”, deklarojnë ndër të tjerat kundërshtuesit e propozimit, që do të ishte i pari i këtij lloji në botë.lexo.al