8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKirurgët e Tetovës u njohën me mundësinë e operimit të organeve të...

Kirurgët e Tetovës u njohën me mundësinë e operimit të organeve të gjoksit përmes një metode të re

Të punësuarit në Spitalin Klinik të Tetovës patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të mbajtur nga kirurgu torakal spanjoll Diego Gonzalez Rivas, i cili për herë të parë në vitin 2009 e prezantoi metodën për operimin e organeve të gjoksit përmes një hapje të vogël me video torakale të asistuar.

Profesori Rivas është drejtor i programit për videos së asistuar të kirurgjisë torakoskopike në Spitalin e Mushkërive në Shangai pranë Universitetit Tongi. Ai gjithashtu punon edhe në kirurgjinë torakale në Departamentin e Transplantimit të mushkërive dhe kirurgjisë minimalisht -invazive në Koruna, Spanjë.

“Dje në Spitalin Klinik në Tetovë, organizuar nga kirurgët torakalë, profesori Rivas mbajti ligjëratë para mjekëve specialistë dhe studentëve me temë: History of uniportal VATS. Ai gjithashtu e prezantoi edhe librin e tij – “Kur asgjë nuk është e pamundur”. Profesori është në gjendje t’i edukojë me metodën e tij kirurgët torakalë nga Tetova për të cilët thotë se erdhi për t’i mbështetur si një gjeneratë e re e specialistëve të talentuar”, informojnë nga Spitali Klinik Tetovë.

Dr. Rivas mbajti takim edhe me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe në të cilin u diskutua për projekte të reja në avancimin e kësaj kirurgjie dhe zhvillimin profesional të kirurgëve torakal të vendit.

May be an image of 4 people, people standing and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments