lajmi interaktiv
Kur numri i të regjistruarëve të shtetasve nga Maqedonia e Veriut në Diasporë ishte te 200.000 regjistrimi i paralajmëruar për në Prill 2021 u ndërpre gjoja për shkak të Covid19 dhe pasojave që do të shkaktonte tek regjistruesit por edhe te popullata që do të regjistrohej u përkrah në takimin e dy liderëve të LSDM-VMRO-DPMNE por në Parlament për shtyerje edhe nga BDI me votim dhe u la për Shtator2021….Realiteti tregoi se nga rreth 200.000 e shtetasve të RMV të regjistruar në diasporë …95% ishin shqiptarë dhe u ndez alarmi i kuq në Shkup tek pushtetarët e bllokut maqedonas së bashku me koalicionin hqiptar se kur diaspora sjell 10% e popullatës së përgjithëshme prej përpara dihej se atherë numri i shqiptarëve në vetë shtetin e RMV duhej të jetë diku 35-38 % …Çfarë nuk u tha …i arsyetim .Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha te TV Globi Gostivar në janar 2021 se shqiptarët nuk mund të jenë më pak se 25 %
që le të diskutohet se në ndërkohë a u hekuros përqindja dhe cila është marrëveshja e liderit të BDI-së me LSDM që Zaevi befasoi opinionin duke u turr nga Dibra : Në shtator do ta bëjmë regjistrimin e popullsisë dhe nuk më intereson aspak sa maqedonas, shqiptarë apo turq janë …themi ishalla nuk të intereson ama jo njëanshëm pra jo 25- 28%..por realiteti për shqiptarët do të pranohet pa le të jetë edhe 15 %(ku pretenton si numër se mund të jemi si shqiptar Agatangelli mitropoliti i Povardaries nga Kisha Orthodokse Maqedonase …ama të shohim sakt edhe sa janë maqedonasit sakt në përqindje dhe si do rregjistrohen bullgarët ,sërbët ,,turqët ,romët ,boshnjakët ,torbeshët etj
——————-==========================
lajmi aktiv që qarkullon
Në shtator, do ta bëjmë regjistrimin e popullsisë, të qytetarëve të barabartë, të gjithëve, dhe nuk më intereson aspak se sa janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë, ata janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, deklaroi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Periudha para nesh sjell sfida serioze, ndërsa ato janë vaksinimi, regjistrimi dhe forcimi i investimeve ekonomike, tha ndër të tjera Zaev, në një tribunë në Dibër nën moton “Më e mira për komunën tonë“.
“Të vazhdojmë me vaksinimin, të vaksinohemi të gjithë, në atë mënyrë mbrojmë shëndetin tonë dhe të të afërmve dhe miqve tanë. Kjo e keqe nuk është zhdukur, por ne duam që të jetë nën kontroll, me qëllim që fëmijët të mund të shkojnë në shkollë në vjeshtë. Në shtator, do të bëjmë regjistrimin e popullsisë, të qytetarëve të barabartë, të gjithëve, dhe nuk më intereson aspak se sa janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë, ata janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.
Hapëm plan intervent për investime, i cili është i dimensionuar në të gjithë vendin. Një miliardëve nga BE-ja, të cilat i përkasin Maqedonisë së Veriut, shtuam edhe 7 të tjera, të cilat do të rrisin standardin e përgjithshëm ekonomik të vendit, tha kreu i LSDM-së.
Përndryshe afati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickovski, pa konsultim edhe të partive shqiptare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi ‘aminin’. Asnjë kundërshtim, asnjë debat.
. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.