Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” ka reaguar për hedhjen e mbeturinave të ngurta në vendet ku hudhja e tyre nuk është e lejuar.
NPK Tetovë këshillon qytetarët që mos të hudhet ky lloj i mbeturinave, por të paraqiten përmes telefonit në numrat përkatës.
“Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” Tetovë vazhdimisht bën thirrje deri te qytetarët që të kenë më shumë kujdes dhe të mos bëjnë hudhjen e mbeturinave të ngurta (orendive shtëpiake, sanitarive të ndryshme, materialeve ndërtimore, degëve nga pemët, etj) në vendet ku hudhja e tyre është e ndaluar sepse përveç se ndotin ambientin, shkaktojnë defekte në maqineri, dëmton kontenjerët dhe pamundëson mbartjen e mbeturinave tjera! Pastërtia fillon nga ti!” thuhet në reagimin e NPK Tetovë.