8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMuri i betonit do të hiqet në Çair! Do të zgjerohet rruga,...

Muri i betonit do të hiqet në Çair! Do të zgjerohet rruga, do të rrënohen objektet përreth

Bankinat e betonit u vendosën për ta rregulluar komunikacionin në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, por pamja lë shumë për të dëshiruar, e për këtë pajtohet edhe kryetari i Çairit.

 “Asnjëherë nuk kamë thënë se është zgjidhje e mirë, nuk është zgjidhje që jep pamje të mirë”, tha kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Sot kryetari i qytetit të Shkupit bashkë me kryetarin e Çairit prezantuan një projekt të ri për të zgjidhur rrëmujën që shkaktohet cdo ditë në këtë rrugë.

Sipas tyre planifikohet që kjo rrugë do të bëhet bulevard me gjashtë korsi.

Por për tu realizuar një gjë e tillë do të duhet të zgjerohet rruga dhe të rrënohen objektet që janë afër rrugës.

 “Unë si kryetar komune nuk kamë bërë asnjëherë kompromise në këtë drejtim. Pse? sepse  jam i vetëdijshëm që do të rrënojmë ndonjë objekt, do të dëmshpërblejmë atë rrënim, por jam i vetëdijshëm që ajo do të jetë një zgjidhje afatgjate për këtë pjesë të qytetit”, u shpreh Petre Shilegov –kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndoënse janë në fund të mandatit, thonë se punimet do të nisin vitin r ardhshëm.

 “Me punimet, presim që vitin e ardhshëm të fillojmë dhe me siguri sipas asaj analizës që e kemi bërë dy deri në tre vite do të na duhet që të lëshohet”, shtoi Visar Ganiu – kryetar i Komunës së Çairit.

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka reaguar në rrjetin social. Ai thotë se Petre Shilegov po bënë projekte që duhet të ndërtohen disa vite e do të duhet t’i paguaj kryetari i ardhshëm.

 “Petre mirëdita, kaloi dita – mandati, tashmë po perëndon dielli dhe është fundi i mandatit. Disa muaj para zgjedhjeve me panik fillon projekte që duhet të ndërtohen disa vite dhe duhet t’i paguajë kryetari i ardhshëm, që nuk do të jesh ti. Këtë po e bën vetëm që ta ndryshosh imazhin për ty, nga person i cili nuk ka punuar fare dëshiron me disa fotografi, dy-tre deklarata dhe PR truqe të bëhesh punëtorë”, potencoi Koce Trajanovski – ish-kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në këtë bulevarde është paraparë që të ketë edhe korsi biçikletash dhe gjelbërime, ndërsa  gjerësia e bulevardit do të jetë 22 metra.

I gjithë ky projekt sipas kryetarit Shilegov do të kushtoj 6 deri në 6.5 milion euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments