7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: QEVERIA DËSHTOI, TË DORËHIQET

ASH-AAA: QEVERIA DËSHTOI, TË DORËHIQET

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për moshapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriu me Bashkimin Evropian. ASH vlerëson se ky është mashtrim dhe dështim i Qeverisë.

“Dje ishim dëshmitarë të dështimit të radhës në procesin integrues. Nuk ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian dhe që nga viti 2018 çdo gjë paska qenë gënjeshtër. Fotografitë në aeroplan, shpenzimet e shëtitjeve të kryeministrit e ministrave të Qeverisë do të mbeten vetëm një dëshmi e mashtrimit të këtij pushteti dhe shpenzime që do të duhet t’i paguajnë qytetarët e vendit. Çfarë duhet të ndodh më shumë se kaq që ministri jeshil i punëve të jashtme, Bujar Osmani, të pranojë se është i dështuar, çfarë duhet të ndodhë më shumë që kjo Qeveri të dorëhiqet dhe t’i rikthehet rivlerësimit nga sovrani.
Do të arsyetohen me Bullgarinë, por të gjithë ne e dimë se Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e vet, politikanë e qeveri të korruptuara e të kriminalizuar. Së fundmi vlerësimet e këtilla erdhën edhe nga Uashingtoni përmes dekretit të presidentit Biden. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, e ka thënë shumë kohë më parë se kjo Qeveri as vendin nuk mund ta çojë në Evropë dhe as Evropën nuk mund ta sjellë këtu”, thonë nga ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments