9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeEdi Rama e Zaevi, të zhgënjyer me Brukselin

Edi Rama e Zaevi, të zhgënjyer me Brukselin

Kryeministri: Identiteti ynë s’përcaktohet nga KE

As Edi Rama dhe më tepër Zoran Zaev nuk e fshehin zhgënjimin që as në mbledhjen e djeshme, Këshilli Europian nuk caktoi një datë për konferencën ndërqeveritare.

Kryeministri shqiptar, në krah të homologut maqedonas, pas forumit ekonomik të Shkupit u shfaq gjithsesi i qetë dhe e cilësoi dështim të BE mos marrjen e këtij vendimi e që siç pohoi nuk do i prish gjumin pasi e ardhmja dhe identiteti europian i Shqipërisë nuk përcaktohet nga KE.

“BE ka të drejtë të vendosë data, por nuk përcakton dot as vendndodhjen tonë, as identiteti europian, as të ardhmen tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Skënderbeut, dhe e ka konfirmuar në kohën e Rilindjes”.

Zaev ndërkohë u tregua shumë i zhgënjyer por jo i dorëzuar, madje duke premtuar se do të vazhdojë negociatat me Bullgarinë që të heqë dorë nga VETO-ja, edhe pse e cilëson të pakuptim që BE të lejojë që ky shtet të vendosë për të ardhshmen europiane të Maqedonisë se Veriut.

“Kur Europa të jetë gati ne jemi  gati. Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë”.

Por Rama përsërit se nuk do të presin Bashkimin Europian si Godon, personazhi i Samuel Becket, por do të shtyjnë për të ecur përpara me bashkëpunimin rajonal.

Gjatë forumit, i pyetur nga moderatorja greke për marrëdhëniet me Turqinë, Rama nuk i kurseu batutat me të, ndërsa foli dhe për absurditetin që ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të jetë në fuqi.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?
RamaMos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik.
Gazetarja: Nuk është xhelozi.
RamaPo flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia.

Edhe herë të tjera Kryeministri shqiptar e ka treguar së për të përkthimi në konferenca rajonale e ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm, ndaj nuk nguroi të shprehë rezervat e tij për përkthyesin nga maqedonishtja në shqip, pas një tjetër përpjekje u vendos që të dy Kryeministrat të vazhdonin konferencën në anglisht.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments