Numri i personave të vdekur është rritur për 26% në krahasim me vitin 2019 dhe arrin 25.775 persona, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Numri më i madh i rasteve të vdekjes është – 3.847, ka pasur në muajin nëntor.
Numri më i madh i të vdekurve janë të gjinisë mashkullore dhe atë 13.914 ose 54 për qind prej gjithsej personave të vdekur. Numri i lehonave të vdekura arrin 108 edhe pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të të vdekurve 0,4 për qind.
Sipas të dhënave të ESHS-së, mosha mesatare te të vdekurit e gjinisë mashkullore arrin 71,6 vjet, ndërsa te ato të gjinisë femërore është 75,3 vjet ose mosha mesatare e vdekshmërisë te gratë është më e lartë për 3,7 vjet.
Sikur edhe vitet e kaluara, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues, sipas MKB-së-10 (shifra 100-199) që paraqet 41,6 për qind, neoplazmat (shifra C00-D48) me 15.2 për qind, ndërsa pastaj vijojnë të vdekurit si pasojë e pandemisë së KOVID-19 (shifra U07) me 10,9 për qind.
Me 5,8 për qind janë përfaqësuar rastet te të cilat arsye për vdekje janë sëmundjet e sistemit respirator (shifra J00-J99), ndërsa ata tek të cilët arsye për vdekje janë sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike (shifra E00-E90) janë përfaqësuar me 5,3 për qind nga të vdekurit e përgjithshëm, me 3,7 për qind janë personat te të cilët arsye për vdekjen janë sëmundjet e sistemit nervor, pas së cilës vijojnë sëmundjet tjera, por me përfaqësim më të vogël