Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa pengesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.